MIR SE ERDHET NE www.knaqu.tk
Mirėsevini nė Knaqu-forum
March 28, 2024, 02:32:35 pm
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
News: Mirė se vini ne forumin 'Knaqu'.
 
  Home Help Search Arcade Gallery Staff List Login Register  

Fizika ..!

Pages: [1]   Go Down
  Print  
Author Topic: Fizika ..!  (Read 1453 times)
0 Members and 1 Guest are viewing this topic.
Doni
FILLESTAR/E
*

REPOTACIONI: 1
Offline Offline

Posts: 68



View Profile
« on: October 25, 2009, 04:09:09 am »

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrė, amtyrė) ėshtė degė e shkencės e cila merret me zbulimin dhe veēorizimin e ligjeve gjithėsinore qė sundojnė lėndėn, energjinė, hapėsirėn, dhe kohėn, si edhe sjelljen dhe ndėrveprimet mes tyre. Fizika ėshtė shkenca nėpėrmjet sė cilės njerėzit pėrpiqen tė shpjegojnė dukuritė natyrore. Fizika pėrshkruhet edhe si “shkence themelore” sepse fusha tė tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnė sisteme veēoritė e tė cilėve mvaren nga ligjet e fizikės.Fizika ėshtė e lidhur ngushtė me tė gjitha shkencat e tjera natyrore, veēanėrisht me kiminė, e cila nga ana e saj me kalimin e kohės ka marrė shumė koncepte nga fizika, mbi tė gjitha nė fushat e termodinamikės, elektromagnetizmit, dhe mekanikės kuantike.
Fizika ndahet nė dy disiplina: nė fizikė teoretikore dhe fizikė eksperimentale. Fizika teoretikore merret kryesisht me pėrshkrimet formuluese, ndėrsa fizika eksperimentale me rikrijimin dhe matjen e dukurive natyrore tė njohura.

Besoj se te gjithe e dini se fizicienti me i njohur boterore eshte Albert Einstein,i lindur me 14 mars 1879 ne Ulm te Baden-Württemberg te Gjermanise, kurse ka vdekur me 18 april 1955 ne Princeton-New Jersey.Eshe marrur me fiziken teorike dhe teoria me njohur e tij eshte, teoria e relativitetit.
Report Spam   Logged

Share on Facebook Share on Twitter

Doni
FILLESTAR/E
*

REPOTACIONI: 1
Offline Offline

Posts: 68



View Profile
« Reply #1 on: October 25, 2009, 04:09:57 am »

--------------------------------------------------------------------------------
Deget e fizikes jane: Mekanika,Termodinamika, Elektromagnetizmi, Optika, Akustika, Fizika e trupave te ngurte, Relativiteti, Fizika berthamore, Fizika kuantike, Astrofizika

Mekanika: merret me studimin e zhvendosjes se lendes ne hapesire dhe kohe (kinematika, dinamika). Nganjehere si pjese e pavarur e mekanikes, merret dhe statika e cila studion kushtet, per te cilat lenda eshte ne prehje.

Termodinamika: (prej gj.greke thermos qe do te thote nxehtesi dhe dynamis qe do te thote energji/fuqi) eshte dege e fizikes qe studion ndikimin e nderrimit te temperatures, shtypjes dhe vellimit ne sistemet fizike te madhesise makroskopike permes analizimit te levizjeve kolektive te grimcave te tyre, duke perdorur statistiken. Perafesisht, nxehtesi do te thote eenergji ne tranzit (levizje)e dhe dinamika ka te bej me elevizje/transferime; keshtu qe ne thelb termodinamika studion levizjen e energjise dhe se si energjia shnderrohet.

Termodinamika klasike: eshte variacion i termodinamikes, i viteve te hershme te 1880, qe u morr me gjendjet termodinamike, dhe vetite si energjia, puna dhe nxehtesia dhe me ligjet e termodinamikes, por te gjithave u mungonte interpretimi atomik. Ne forme paraprake, termodinamika klasike buron prej fizikanit Robert Boyle, i cili me 1662 theksoi se shtypja/presioni p per nje sasi te dhene gazi ndryshon anasjelltas me vellimin V ne temperature konstante; forma e ekuacionit pV = k, konstante. Prej ketu, nje ngjasim i termo e shkencave filloi te zhvillohet me konstruksionin e makines se pare me avull/atmosferik ne Angli nga Thomas Savery ne 1697 dhe Thomas Newcomen ne 1712. Ligji i pare dhe i dyte dolen ne te njejten kohe me 1850, se pari nga punimet e William Rankine, Rudolf Clausius dhe William Thomson (Lord Kelvin). Ne fund e Lordi Kelvin e sajoi termin termodinamike me 1849 ne botimin e eAn account of Carnotes theory of the motive power of heate. Libri i pare i mesimit te termodinamikes u shkrua me 1859 nga William Rankine, nje qytetar dhe profesor i inxhinerise mekanike ne Universitetin e Glasgow ne Skoci.

Termodinamika statistike: Me zhvillimin e teorise molekularo e atomike ne vitet e vona te 1880 dhe viteve te hershme te 1900, termodinamikes iu dha nje interpretim molekular. Kjo fushe u quajt termodinamike statistike, e cila mund te mendohet si nje ure lidhese ne mes parametrave makro dhe mikroskopike te sistemit. Esencialisht, statistika termodinamike eshte nje afrim i termodinamikes me statistiken mekanike, e cila perqendrohet derivimin/rrjedhojen e rezultateve makroskopike prej fillesave te para. Mund tei kundervihet parardhesit historik termodinamikes fenomenale, e cila jep pershkrime shkencore te fenomeneve duke iu shmangur detaleve mikroskopike. Qasja statistike eshte te perfitoje te gjitha parametrat makroskopike (temperatura, vellimi, shtypja, entropia etj.) prej parametrave te grimcave perberese ne levizje dhe bashkeveprimit te tyre (duke perfshire edhe fenomenin/dukurine e kuanteve). eshte demonstruar mjaft e suksesshme, prandaj perdoret shpesh.

Termodinamika kimike: studion raportin e nxehtesise me reaksionet kimike ose me ndryshimet fizike te gjendjes pa kufizimin e ligjeve te termodinamikes. Gjate viteve 1873 e 76 matematikani e fizikani amerikan Wiilard Gibbs botoi tre teori/letra me e famshmja ishte On the Equilibrum of Heterogeneous Substances, ne te cilen ai tregoi se si proceset termodinamike mund te analizohen grafikisht, duke studiuar energjine, entropine, vellimin, temperaturen dhe shtypjen e sistemit termodinamik, ne ate menyre qe te kuptohet se a do te ndodhte procesi spontanisht. Gjate viteve te hershme te shek.XX, kimiste si Gilbert Lewis, Merle Randall dhe E. A. Guggenheim filluan te aplikojne metodat matematike te Gibbs e it per te analizuar proceset kimike.

Elektromagnetizmi: eshte dege e fizikes qe studion valet elektromagnetike, dukurite e fushave elektromagnetike, fuqite e grimcave dhe trupave te ngarkuar elektrikisht.
Fusha magnetike krijohet nga levizja e ngarkesave elektrike ne nje magnet. Nje fushe magnetike e ndryshueshme krijon rryme elektrike. Po ashtu, nje fushe e ndryshueshme elektrike krijon nje fushe magnetike. Per shkak te kesaj ndervarjeje te fushes magnetike dhe elektrike, eshte e kuptueshme njohja e tyre si nje qenie e njejte qe quhet fushe elektromagnetike. Fusha magnetike ushtron forcen e saj ne te gjitha sendet qe kane nje ngarkese elektrike, dhe ndikon te gjithe hapesiren.

Optika (greq. optikos = "e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mesimi mbi te shikuaren") eshte dege e fizikes qe merret me sjelljen dhe vetite e drites, perhapjen dhe nderveprimin e saj me lenden. Drita eshte rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik eshte i gjithepranishem ne gjithesi. Nuk ka kend apo skute ne gjithesi qe mund te fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme per syrin e njeriut gjendet ne nje diapazon te ngushte te diapazonit shume te gjere te rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra te kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjeset e drites se dukeshme i quajm fotone, por edhe pjeset tjera te spektrit te permendur elektromagnetik i quajme fotone.
Trajtimi i drites ka karakter dual; trajtohet si perhapje valore kur shfaqen dukurite e interferences , perthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shperhapjes se saje (te pershkruar si efekt i Komptonit).

Relativiteti: Per ta percjelle manifestimin e nje ngjarjeje apo dukurie sie eshte psh. levizja e nje trupi,duhet te ekzistone sistem referent (SR) i koordibatave. Te mendojme dy SR prej te cileve njeri eshte ne levizje e tjetri eshte ne qetesi. Keto dy sisteme veshtrojne te njeten dukuri.
Ne baze te relativitetit ato perjetojne te njejten dukuri ne forma te ndryshme. Nga logjika e shendoshe e dime qe ajo qe eshte e bukur per mua, per juve munde te jete e shemtuar, pra gje relative.

Relativiteti Special: Kur sistemet referente ne fjale (SR) levizin me shpejtesi konstante apo zero pra nuk levizin ne menyre te nxituar themi qe levizin ne menyre inerciale. Ne baze te teorise speciale te relativitetit te gjitha ligjet fizike jane te njeta ne sisteme inerciale, ky eshte postulati i pare i kesoje teorie. Postullati i dyte thote qe shpejtesia e levizjes se drites ne vakum eshte konstante (C= 300 000 km/s)ne te tegjitha SR.

Teoria e pergjitheshme e relativitetit: Isak Njuton zbuloi qe forca e gravitacionit qeverise levizjen apo bashketerheqjen e trupave. Toka e terheq mollen qe gjendet ne nje dege, nga se fusha gravitacionale e tokes vepron me force ne mollen. Arsyeja pse molla levize me nzitim g kah toka ( toka nuk levize me nxitim te dukshem kah molla) bazohet ne faktin qe molla ka mase te vogel. Sa me e madhe te jete masa qa me i madhe eshte edhe intenziteti i fushes gravitacionale.
Albert Einstein ne kuader te torse se pergjitheshme te realitetit thot qe hapsira per rreth objektit me mase te madhe sie eshte toka apo yjet e te tjere, duhet te mendohet si sistem (x,y, z, t) ne forme te nje rrjete. Kur nje trup sie eshte molla gjendet ne kete rrjete ajo shkon kah trupi ne mase te madhe ne baze te faktit qe hapsira apo rrjeta e permendur per rreth eshte e lakuar apo lugore. Kjo forme lugore apo konkave e hapsires per rreth trupave me mase shum te madhe sipas teorise se pergjitheshme te relativitetit ben levizjen rapide te trupave qe kan fatin te jen ne horizontin e trupit me mase me te madhe. Ekzistenca e vrimave te zeza eshte e bazuar me kete sqarim.

Fizika berthamore apo Fizika nuklerare: eshte pjesa e fizikes e cila merret me fiziken e madhesive te imta atomike.
Pak histori: Bekeri ne vitin 1896 duke punuar me kriprat e uranit zbuloi qe emetojne grimcaapo rrezatim, i cili vepron ne pllaken fotografike.
Maria dhe Pjer Kiri duke bere eksperimente treguan se me radioaktivitet nuk karakterizohet vetem urani, por veti radioktive kane edhe toriumi dhe komponimet e tij. Radioaktiviteti natyror verehet tek elementet e renda qe kane bertham jo stabile, por kjo dukuri eshte verejtur edhe tek elementet e lehta. Radioaktiviteti eshte proces spontan i zberthimit ose dezintegrimit te berthamave atomike. Si pasoje e zberthimit te tille elementi kalon ne nje element tjeter me ate rast emiton grimva alfa, beta ose gama.

Fizika klasike: ishte e mjaftueshem te sqaron fenomente fizike ne kohen kur ishte nje shkalle e ulete e zhvillimit shkencore teknik apo teknologjik. Me avansimet e paraqitura ne shpejtesine e levizjes se grimcave materjale dhe me depertimin e njohjes ne veti te imta atomike, molekulare dhe berthamore shum rezultate eksperimentale fizika klasike nuk ishte e mundur te pershkruheshin apo te sqarohej manifestimi i tyre.

Perderisa teoria e relativitetit trajton trupt apo fenomenet ne aspektin e tyre makroskopik, por qe levizin me shpejtesi shum te medha (afer shpejtesise se drites) mekanika kuantike trajton vetite me intime te materjes ne madhesi mikroskopike apo nanometrike.
Kuptimin kuantik per here te pare e ka futur Max Planck, gjate trajtimit te ashtuquajturit rrezatim te trupit te zi, apo gjate trajtimit te emitimit apo thithjes se rrezatimit apo radiacionit nga materja.
Sipas teorise kuantike materja nuk e thithe apo emiton energjine rrezatuese ne menyre te panderprese (kontinuaele) por ne menyre te nderprere ne forme te "nje numri te kafshatave" apo kuanteve energjetike. Ne nje trajtim kuantik ne fjale, eshte e bazuar struktura fotonike e drites,fononet ne trupat e ngurte, spektroskopia atomike, molekualre dhe berthamore.

Astrifizika: eshte dege e astronomise e cila merret me natyren dhe ndertimtarine e gjithesise, duke perfshire vetite fizike (ndrieimin, dendesine, temperaturen, dhe perberjen kimike) te trupave qiellore si yjet, galaksite, dhe mjedisit nderyjor, si edhe nderveprimeve te tyre.
Ngaqe astrofizika eshte nje fushe shume e gjere, astrofizikanet perdorin shume dege te fizikes, duke perfshire mekaniken, mekaniken kuantike, elektromagnetizmin, termodinamiken, relativitetin, fiziken berthamore dhe grimcore dhe fiziken atomike dhe molekulare.

Astronomia dhe Astrifizika: munden te perkufizohen si shkenca qe studjojne gjithesine. Ato studjojne vendosjet e trupave qiellore, levizjet e tyre, strukturen kimiko-fizike, zhvillimin e tyre duke perfshire ketu te kaluaren dhe te ardhmen e gjithesise. Shtrirja dhe permbajtja e koncepteve astronomi dhe astrofizike jane mjaft te perputheshme dhe nuk eshte e lehte te behet dallimi i tyre. Dallimi praktik eshte i bazuar ne faktin qe perderisa astronomia si shkence ka karakter me teper pershkrues dhe vezhgues, astrofizika studjon edhe proceset fizike te trupave. Nje dallim tjeter eshte i bazuar ne vjetersine e ketyre dy shkencave. Perderisa astronomia trajtohet si nje nga shkencat me te vjetra, astrofizika eshte shkence mjaft e re, meqe bazohet ne trajtimin e proceseve spektroskopike, bethamore, relativistike dhe kuantike.
Report Spam   Logged
Pages: [1]   Go Up
  Print  
 
Jump to:  

Powered by EzPortal
MIR SE ERDHET NE www.knaqu.tk
Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum

Powered by SMF | SMF © 2016, Simple Machines
Privacy Policy